Arbëri

PDK-ja fton ZRRE-në të tërheqë propozimin për ngritje të çmimit të rrymës

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të tërheqë prapa propozimin për ngritje të çmimit të energjisë elektrike, të cilin kjo parti po e konsideron të ndikuar politikisht nga Qeveria e Kosovës.

ZRRE-ja javë më parë propozoi ngritje të çmimit të energjisë, pas krizës që ka kapluar vendin. Propozimi është kundërshtuar ashpër nga opozitarët, ndërsa Qeveria ka thënë se do t’i ndajë 75 milionë euro për të subvencionuar pagesën e rrymës për qytetarët.