“Asnji cent ma shumë” është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila mbahet sot në Prishtinë.
Protesta do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet blloktarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe që të nacionalizohet KEDS-i.
Me 28 janar, pritet të miratohet propozimi i ZRRE-së për shtrenjtim të çmimit të energjisë.
Të martën, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023.
Lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike ka thënë se në katër komunat veriore me shumicë serbe nuk është paraparë të rritjen e tarifat e energjisë elektrike sikur në gjithë vendin.
Në anën tjetër, deputetët e opozitës kanë thënë se raporti i ZRRE-së është shkruar nga Qeveria dhe sipas tyre ky institucion i pavarur është e ndikuar nga partia në pushtet.