Arbëri

27 shkolla në tërë Kosovën në mësim online

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, disa shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online.

Nga 780 shkolla sa janë në tërë Kosovën, 27 prej tyre tashme po vijojnë mësimin në platformën online. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Dukagjin Pupovci, i cili ka nënvizuar edhe se vendimet për të kaluar në mësim online i marrin Task-forcat e shkollave, varësisht nga gjendja që paraqitet. Ai ka hedhur poshtë gjitha aludimet se nxënësve në disa shkolla po u kërkohen testet COVID-19.