Arbëri

Banorët e Shtërpcës kërkojnë të mos paguajnë për hyrje në Brezovicë

Descriptive Text

Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, u ka kërkuar institucioneve të Kosovës, që banorëve të kësaj komune t’u mundësohet që pa pagesë të futen në zonën e Parkut Nacional të Brezovicës.

Jevtiq u është drejtuar me shkresa ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Luburn Aliu dhe drejtorit të Parkut Nacional Brezovica, Bajram Kafexholli, shkruan Kossev.

Sipas Jevtiqit, deri më tash banorët e kësaj komune nuk kanë paguar për futje në Parkun Nacional të Brezovicës.