Arbëri

Arifi: Vendimi i Qeverisë për t'i kërkuar tri doza të vaksinës dëmton qytetarët e Luginës

 

Kryetari i Bujanovcit, Nagip Arifi, në “60 Minuta” të KTV-së ka folur për masat e reja anti-COVID të Qeverisë së Kosovës dhe se si ato po ndikojnë te qytetarët e Luginës.

Arifi ka thënë se janë goditur rëndë studentët nga Lugina që studiojnë në Kosovë, e po ashtu edhe bizneset.