Arbëri

Molliqaj: KESCO dhe KEDS i kanë kushtuar Kosovës mbi 200 milionë euro

 

Partia Socialdemokrate deklaroi sot përmes një konference për media se qytetarëve të Kosovës iu ka kushtuar rreth 200 milionë euro kompensimi i humbjeve të KEDS-it dhe KESCO-s. Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se KEDS nuk i ka paguar KEK-ut rrymën e prodhuar që nga shtatori i vitit të kaluar, ndërsa KESCO ka obligime edhe ndaj KOSTT-it.

Molliqaj akuzoi menaxhmentin e ri të KEK-ut dhe Qeverinë e Kosovës se e kanë mbajtur të fshehtë borxhin që i kanë të dy kompanitë private të dy kompanive publike. Sipas tij, nga mesi i shtatorit deri këtë muaj KEDS dhe KESCO i detyrohen KEK-ut rreth 61 milionë euro.