Arbëri

Poçaria në Shqipëri, interesim për enët tradicionale

Descriptive Text

Enët prej balte po thahen jashtë punëtorisë Farke, rreth 20 kilometra larg nga Tirana.

Këto enë i punon zanatliu Bashkim Plaku.

Zgjohet herët në mëngjes për të përzier baltën me hi dhe ujë, nga e cila prodhohet argjila.

Para shembjes së regjimit komunist në Shqipëri, në këtë vend në afërsi të Tiranës ishte një fabrikë e vogël që punësonte 27 punëtorë. Të gjithë punonin mijëra enë dhe gjëra dekorative nga balta.

Fabrika ishte ndërtuar në tokën e Plakut, i cili e ktheu pronën pas vitit 1990.

Ai privatizoi biznesin dhe nisi të prodhonte të njëjtat enë, por kësaj radhe punon vetëm me vëllain dhe të birin.

Plaku është i bindur se ky lloj i poçarisë do të mbijetojë.

Është zanat i bartur brez pas brezi. Plaku mësoi nga babai, i cili mori zanat nga babai i tij.

Tani i biri Delti është duke u bërë zanatli goxha i aftë.

Krejt punimet thahen në diell për më shumë se një javë, para se të piqen në furrën e punëtorisë.

Para viteve ’90, enët nga balta përdoreshin vetëm në Shqipërinë e mesme.

Tani restorantet dhe kafenetë nëpër krejt Shqipërinë shërbejnë ushqim me enët e prodhuara nga Plaku.

Mirëpo, punëtoria e tij nuk është biznesi i vetëm tradicional në zonën e Tiranës.

Ketrina Jarazi, nga Bashkia e Tiranës, thotë se këto biznese janë të rëndësishme.

Tirana mbështet këto biznese të vogla, sidomos ato që drejtohen nga gratë. Vazhdimisht i ka promovuar.

Plaku thotë se me pak ndihmë për rinovimin e punëtorisë, ai mund të punësojë deri në 20 persona.