Arbëri

“Të larta si në Zvicër”, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

Foto ilustrim
 

Rritja e çmimeve për produktet bazë të konsumit si ato të mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse është paralajmëruar edhe këtë vit, përkundër që ngritje pati edhe në fund të vitit që shkoi.

Qytetarë konsiderojnë se çmimet në Kosovë janë “të larta si në Zvicër”. Ata po kërkojnë që Qeveria të marrë masa të menjëhershme, pasi nuk mund t’i përballojnë çmimet.