Arbëri

Moti sot në Kosovë i vranët e me intervale me diell, temperatura minimale – 8 gradë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në disa vende mund të sjellin edhe fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.