Arbëri

Në Maqedoni, akuza për diskriminim ndaj shqiptarëve në ushtri

 

Muhaedin Bela, kolonel në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut dhe punonjës i administratës në Ministrinë e Mbrojtjes, ka thënë se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar sa duhet në strukturat udhëheqëse ushtarake dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes në përputhje me ligjet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.

Ai ka theksuar se shqiptarët në këtë ministri, por dhe në ushtri përballen me pengesa për sa i përket përparimit në karrierë. Ndërkohë, ka ngritur padi në gjykatë ndaj tashmë ish-ministres së Mbrojtjes dhe dy zyrtarëve të tjerë për diskrimin.