Presidentja Vjosa Osmanin e ka bërë të qartë se vendi që e udhëheq qëndron përkrah Ukrainës, shtet që s'e njeh Kosovën, në një konflikt të mundshëm me Rusinë.
Osmani një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Republika e Kosovës qëndron përkrah Ukrainës”, ka shkruar ajo.
Konfliktet mes Ukrainës dhe Rusisë janë të vazhdueshme, që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.
Në vitin 2014, Rusia e aneksoi Krimenë, krahinën e Ukrainës asokohe.
Për një luftë të re të mundshme, SHBA-ja, NATO dhe Perëndimi kanë dalë krah Ukrainës dhe e kanë paralajmëruan Rusinë për sanksione të mëdha.
Siç raportohet nga Ministria e Mbrojtjes ukrainase, Rusia ka grumbulluar mbi 127 mijë trupa afër rajonit. SHBA-ja e ka akuzuar Rusinë se po planifikon pushtimin e Ukrainës.
The Republic of Kosovo stands with Ukraine.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 22, 2022
????#StandWithUkraine https://t.co/sNhSPqcIZF