Arbëri

Bordi i RTK-së aprovon buxhetin prej mbi 10 milionë e 500 mijë euro

 

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka aprovuar projeksionin buxhetor për vitin 2022 në vlerë prej 10,537,000.

“Vendimi për aprovimin e buxhetit ka ardhur pas një sërë analizash dhe diskutimesh në mes të Bordit të RTK-së si organ kolegjial-drejtues i transmetuesit publik dhe menaxhmentit të transmetuesit publik, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve në përputhje me mundësitë aktuale buxhetore”, thuhet në komunikatën e bordit.