Arbëri

Ekspertët nga mërgata, të gatshëm të ndihmojnë Kosovën gjatë krizës energjetike

 

Hulumtues e profesorë shqiptarë në universitetet dhe të punësuar në kompani evropiane në fushën e energjisë janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë Kosovën gjatë krizës energjetike.

Disa nga ta të premten kanë mbajtur një takim virtual me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.