Arbëri

Rama i gatshëm ta rishikojë “Ballkanin e hapur” nëse qytetarët i thonë jo kësaj nisme

Foto: AP
 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rishikojë “Ballkanin e hapur” nëse qytetarët i thonë “Jo” nismës së tri vendeve ballkanike, Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut. Këshillimi Kombëtar, i lansuar më 24 dhjetor të vitit të kaluar nga kryeministri Rama, është iniciuar publikisht e zyrtarisht të enjten, ku nëpër shtëpitë e qytetarëve kanë filluar të mbërrijnë anketa, në të cilën është edhe pyetja nëse “Ballkani i hapur” është në interes të Shqipërisë.

Pasi është iniciuar zyrtarisht Këshillimi Kombëtar, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët se nëse qytetarët thonë “jo” për “Ballkanin e hapur” a do tërhiqeni nga nisma?