Arbëri

MSH-ja pret numër të lartë infektimesh me COVID-19 edhe për disa javë

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se situata me numra të lartë infektimesh me COVID-19 pritet të vazhdojë edhe për disa javë, për shkak të shpërndarjes së shpejt të variantit Omicron.

Megjithatë, Hoti thotë se numri i hospitalizuarve dhe numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet deri tani është i ulët, prandaj sipas tij, nuk ka nevojë për panik, porse qytetarë nuk duhet ta neglizhojnë Omicronin.