Arbëri

Mblidhet Qeveria, pritet miratimi i masave të reja anti-COVID

 

Gjatë ditës së sotme pritet që Qeveria e Kosovës të miratojë masat e reja anti-COVID. Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të hyjnë në fuqi prej nesër. Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë do të lejohet të zhvillohet deri në orën 21:00.

Qeveria e Kosovës, siç mësoi KOHA, veçse është mbledhur dhe pritet të votojë masat.