Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikat COVD-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë të spitalizuar 120 pacientë, prej të cilëve 80 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 40 të tjerë me post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 30 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë