Arbëri

Mehaj: Baza e NATO-s në Kuçovë, dëshmi për paqe e stabilitet në rajon

 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nisja e punimeve për shndërrimin dhe modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s, është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.

Mehaj ka shtuar se orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve për NATO-n, konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes vendeve tona dhe SHBA-së, që e ka cilësuar aleat të pazëvendësueshëm.