Arbëri

Gërvalla: Njohja e Pavarësisë nga Greqia, lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë takimit të sotëm me homologun e saj grek, Nikos Dendias, në Greqi, ka ritheksuar se njohja dhe respektimi i pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe këtë vend që nuk e njeh Kosovën shtet, do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga kjo ministri, kjo do të mundësonte hapjen e një dinamike të re në zgjidhjen e problemeve afatgjata në Ballkan.