Arbëri

10 vjet negociata për liberalizim, kosovarët mbesin në ngujim

 

Janë mbushur 10 vjet që kur Kosova ka nisur negociatat me Komisionin Evropian për heqjen e vizave. Sot, ende qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë pavarësisht se shteti i ka përmbushur kriteret për liberalizim e se ky komision ka përkrahur një gjë të tillë.

Negociatat u nisën më 19 janar 2012. Vendi, pos kritereve të zakonshme, u përball edhe me disa tjera shtesë. Ndër më në zë ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi, që u përmend vazhdimisht si kusht për liberalizim vizash.