Baza ushtarake në Bondsteel është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitet rajonal, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas një takimi me gjeneralmajorin e KFOR-it, Ferenc Kajari.
Sipas Hovenierit, SHBA-ja ofron mbështetje të palëkundur dhe të vazhdueshme për KFOR-in.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kontributi i trupave amerikane në Bondsteel, si një ndër më të mëdhenjtë mes aleatësh, është dëshmi e përkushtimit tonë për rolin e domosdoshëm të KFOR-it për të siguruar stabilitet rajonal”, ka thënë ai në Twitter.
Ndërkaq, në njoftimin e KFOR-it, Kajari ka thënë se e ka njoftuar me situatën e sigurisë në Kosovë dhe për aktivitetet e përditshme të KFOR-it.