Arbëri

Prodhuesit e qumështit kërkojnë nga Qeveria masa shtesë stimuluese

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit ka kërkuar nga Qeveria, përkatësisht Ministria e Bujqësisë, që të aplikohen masa shtesë stimuluese e të bëhen edhe pagesat e subvencioneve të mbetura.

Nga Shoqata kjo kërkesë është arsyetuar me rritjen enorme të çmimeve të inputeve bujqësore e po ashtu koston e lartë të prodhimit të ushqimit të kafshëve.

“Shoqata kërkon nga Qeveria, Ministria e Bujqësisë që urgjentisht të aplikojë masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura, të papaguara (po ashtu edhe granteve të mbetura për pagesë) të cilat edhe më tepër e kanë rënduar gjendjen e stërngarkuar të fermerëve. Ju njoftojmë, se, gjendja është tepër alarmante dhe si pasojë e rrethanave te krijuara kemi pēr çdo dite mbyllje te fermave dhe zvogëlim të fondit blegtoral, ndërsa në anën tjetër kemi rritje të kërkesës për qumësht cilësorë, por edhe produkte të tjera bujqësore elementare”, thuhet nga Shoqata.

Shoqata ka bërë thirrje që të ndahen fonde shtesë për të ndihmuar këtë situatë, ndërsa ka shtuar se shtetet në rajon kanë aplikuar mbështetje shtesë.