Arbëri

AKP ofron 68 prona me qira

 

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të një numër të aseteve atraktive në pesë rajonet e Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës njëzet (20) asete; në rajonin e Pejës nëntëmbëdhjetë (19) asete; në rajonin e Mitrovicës tri (3) asete; në rajonin e Prizrenit tetëmbëdhjetë (18) asete dhe në rajonin e Gjilanit tetë (8) asete. Shpallja publike për këto gjashtëdhjetë (68) asete është e hapur që nga dita e sotme (17 janar 2022) ndërsa hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 31 janar 2022 në pesë zyrat rajonale: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet.