Arbëri

“Mos me harru” me imazhet që ia dëshmuan botës krimet në Kosovë

Fotografitë e Alban Bujarit, Hazir Rekës e të Nerxhivane Azizit janë bërë bashkë në ekspozitën “Mos me harru” që nëpërmjet imazheve dëshmojnë masakrën e Reçakut, një kapitull i krimeve serbe në Kosovë
 

Në formë të thirrjes për të mos harruar, është titulluar ekspozita kolektive e fotografëve që ia dëshmuan botës shumë ngjarje të luftës, duke dokumentuar e ngrirë momente të krimeve makabre, përjetime njerëzore dhe zhvillime dramatike. Masakra e Reçakut është njëri kapitull.

Fotografitë e varrimit të viktimave, reagimi i William Walkerin teksa ecte në gropën e mbushur me trupa, policët serbë të relaksuar në Shtime, kufomat e mbledhura në xhami, janë vetëm disa nga prej imazheve të rreth 20 fotografive të përzgjedhura nga Alban Bujari, Hazir Reka e Nerxhivane Azizi që janë bërë bashkë në ekspozitën “Mos me harru”, e hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, të shtunën në 23-vjetorin e masakrës së Reçakut.