Arbëri

Specialja fton në intervistim kosovarin i cili në kohë lufte ishte vetëm 6-muajsh

 

Ish-kandidati për asamblist në Deçan i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, Musa Lekaj, ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë, që të intervistohet këtë muaj.

Lekaj e ka quajtur të çuditshme ftesën, duke thënë se në kohën kur ka filluar lufta në Kosovë, ai ishte vetëm 6 muajsh.