Arbëri

Akuza ndaj ndërmarrjes “Pastrimi” e Komunës së Drenasit për keqmenaxhim me mbeturina

Stacioni transferues i mbeturinave në periferi të Drenasit, prej ku mbeturinat nuk janë transferuar për në deponinë qendrore tash e tri javë
 

Iniciativa “Green për Drenasin” ka drejtuar akuza për keqmenaxhim me mbeturina, mbushje të stacionit transferues me to dhe mospërmbushje të obligimeve që parashohin mbledhjen e tyre për çdo javë në adresë të kompanisë “Pastrimi” dhe të Komunës së Drenasit. Derisa nga Komuna kanë thënë se do ta gjobisin kompaninë po që se ajo nuk i përmbush obligimet, kompania “Pastrimi” ka përmendur borxhet e konsumatorëve dhe është zotuar se problemet do të evitohen

Problemet me mbeturina në Drenas janë bërë shkak, të enjten, për zhvillimin e një aksioni simbolik, gjatë të cilit përfaqësues të iniciativës “Green për Drenasin” kanë shpërndarë thasë me mbeturina para objektit të ndërmarrjes “Pastrimi” në këtë komunë.

Organizatorët e aksionit kanë adresuar me këtë rast edhe akuza për keqmenaxhim me mbeturina.