Arbëri

Ratifikimi i demarkacionit i paralajmëruar nga Mustafa, i dedikuar të dështojë

 

Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar, të mërkurën, se brenda pak ditësh do ta dërgojë sërish në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ratifikimi i Marrëveshjes përbën një përpjekje që besohet të jetë e dedikuar për dështim, transmeton Koha.net.

Demarkacioni është tema më e ndjeshme, që e ka dominuar debatin politik prej se Qeveria Mustafa e ka marrë mandatin më shumë se dy vjet më parë. Përpos 30 deputetëve opozitarë, procesi i caktimit të vijës kufitare me fqinjin perëndimor nuk e ka marrë mbështetjen as të një numri të madh deputetësh, që u përkasin subjekteve politike në pushtet dhe as të shumicës së deputetëve pa grup parlamentar.