Arbëri

Temperatura të ulëta edhe të mërkurën e të enjten

Foto: Koha

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe të mërkurën. Maksimalja e ditës nuk do të shkojë mbi zero gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 e -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.

Të enjten do të jetë edhe më ftohtë.

“Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.