Arbëri

Gërvalla: Të emëruarit jashtëligjshëm në ambasada e konsullata do të kthehen në Kosovë

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka paralajmëruar shfuqizim të disa vendimeve të jashtëligjshme, për siç ka thënë ajo, ta kthejnë ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kanë gjetur shkelje të shumta ligjore të cilat janë bërë viteve të fundit.