Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të diel ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar një ditë më parë në Partinë Demokratike. Ai ka paralajmëruar debat nga ora 12:00 me mbështetësit e opozitës.
Gjatë protestës së militantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu u dëmtuan dritaret dhe dyert, dhe për shkak të tensioneve kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit pasi u rrezikohej jeta atyre që ishin në godinë.
Rama ka bërë me dije se sot në orën 12:00 do të zhvillojë një bashkëbisedim me demokratët në Facebook në lidhje me këtë situatë të pazakontë të zhvilluar brenda kampit të tyre politik.
Ndërkohë një ditë më parë, Rama i quajti Bashën dhe Berishën kufoma politike, dhe i bëri demokratëve një thirrje: “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”.
MIRËMËNGJES ?
Posted by Edi Rama on Saturday, January 8, 2022