Arbëri

Mbi 56 mijë kosovarë aplikuan për terminë, për viza pune në Gjermani

 

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime. Ata kanë aplikuar për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj. Por shifra e atyre që nuk duan të jetojnë në Kosovë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo pasi ka edhe shumë të tjerë që synojnë të largohen edhe nëpërmjet vizave që mund të sigurojnë nga shtetet e tjera

Mbi 56 mijë kosovarë nuk duan të jetojnë në Kosovë. Kjo është shifra e atyre që kanë aplikuar për terminë për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ata janë regjistruar me shpresën se do të përzgjidhen për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj. Por shifra e atyre që nuk duan të jetojnë në Kosovë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo pasi ka edhe shumë të tjerë që synojnë të largohen edhe me anë të llojeve të tjera të vizave e përmes ambasadave të vendeve të tjera.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime. Nga të gjitha regjistrimet, sipas tyre, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjedhur ata të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm.