Pandemia me COVID-19 ka cenuar rëndë të drejtat e njeriut, ka thënë Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në “60 Minuta” të KTV-së, të mërkurën.
Qelaj ka thënë se në vitin 2021 në Kosovë është vështirësuar situata në disa aspekte të jetës, duke përfshirë këtu edhe rritjen e varfërisë si pasojë e pandemisë.
“Situata me pandemi, ka cenuar shumë rëndë të drejtat e njeriut, për shkak të masave për parandalimin dhe luftimin e këtij virusi. Edhe viti 2020 ka qenë vit i diskutimit se sa po cenohen të drejtat e njeriut, ndërkaq viti 2021 në Kosovë është përcjellë edhe me disa situata që e kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen, për shkak të situatave politike të cilat u krijuar me ndryshimin e legjislacionit, ndryshimin e Qeverisë, pastaj fushatat zgjedhore dhe qytetarët kanë mundur ta shohin se sa e vështirë ka qenë situata, kur vetë autoritetet që i kanë vendosur këto masa nuk i kanë respektuar ato”, ka thënë Qelaj.
Sipas tij, të gjitha shkeljet e vit pas viti, janë shpërfaqur më shumë në kohën e pandemisë.
“Edhe vetë varfëria ka nivel të rritjes në nivel vendi, për shkak të ndikimit që ka pasur COVID-19 dhe masave për ta parandaluar ka ndikuar edhe në varfërimin e qytetarëve, ka ndikuar edhe në përkeqësimin e gjendjes shtetërore, ndërkaq Qeveria edhe këtë vit nuk ka p[paraparë rritje të buxhetit në sektorin e shëndetësisë. Në anën tjetër ka pasur edhe thellim të situatës në arsim, pasi edhe pse filloi mësimi online, ai nuk arriti t’i tregojë rezultatet dhe atë çka është pritur me këtë sistem. Kemi pasur thellim të përkeqësimit të situatës edhe në aspekte të tjera”, është shprehur Qelaj.
-
Qelaj: Viti 2022 sfidues, u cenuan ndjeshëm të drejtat e njeriut
-
Pandemia varfëroi edhe më shumë të varfrit
-
Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve, thotë Avokati i Popullit
-
Qelaj: Kriza institucionale dhe dështimi i sigurimeve shëndetësore po rëndojnë jetën e qytetarëve
-
Avokati i Popullit pranoi mbi 1,600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale