Arbëri

Forca që ruan kufijtë e Kosovës

 

Edhe pse me numër të reduktuar, dinamika ushtarake vazhdon të jehojë në bazën qendrore të KFOR-i, e njohur si “Film City”. Barakat dy-tri katëshe të shpërndara brenda zonës, ku janë të akomoduar ushtarët janë të vendosura gjithandej si në vizore. Në secilën prej tyre ndodhen pllakate me emrat e kryeqyteteve evropiane. Aty janë Lubjana, Roma, Berlini Londra e Parisi

Në njërën prej zonave më të larta të kryeqytetit vazhdon të bëjë roje Forca që kujdeset për kufijtë e Kosovës. Edhe pse me numër të reduktuar, dinamika ushtarake vazhdon të jehojë në bazën qendrore të KFOR-i, e njohur si “Film City”. Emri i kampit nuk është i rastësishëm. Në kohën e ish-Jugosllavisë ka ekzistuar një kinostudio ku janë prodhuar filma. Filma më nuk prodhohen, por pamja që ofrohet brenda dhe mënyra e organizimit të kampit të jep ndjesinë se gjithçka është vendosur në shirit filmik.

Barakat dy-tri kate, të shpërndara brenda zonës, ku janë të akomoduar ushtarët janë të vendosura gjithandej si në vizore. Në secilën prej tyre ndodhen pllakate me emrat e kryeqyteteve evropiane. Aty janë Lubjana, Roma, Berlini, Londra e Parisi.