Arbëri

Shtatë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe një nga plumbi qorr

Foto: Koha / ilustrim

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Agron Çitaku, ka bërë të ditur se në natën e ndërrimit të moteve janë lënduar shtatë persona nga mjetet piroteknike dhe një person tjetër nga plumbi qorr.

Tre prej tyre, sipas Çitakut, janë duke u trajtuar në Klinikë, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të mëhershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezente këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi qorr, është në regjionin e krahut”, theksoi Çitaku.

Autoritetet në vazhdimësi kanë bërë thirrje për kujdes në festë me fishekzjarrë.