Arbëri

Shkatërrohet bomba 907-kilogramëshe në Merdar

Descriptive Text

Ekipet e Eliminimit të Mjeteve të Pashpërthyera (EOD) të Gardës Kombëtare të FSK-së, në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së të KFOR-it Amerikan të mbështetura nga ekipi ‘Xhenjos’, kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdar.

“Operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë.

FSK njoftoi se forma e shkatërrimit të bombës ishte shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit, që do të përdoret në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë.

{gallery}