Arbëri

MSH: Imuniteti i krijuar mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga riinfektimi

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se imuniteti i krijuar nga infektive me koronavirus, mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga riinfektimi, derisa ka shtuar se vaksinimi është mënyra më efektive t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thuhet në njoftim.

Kosova të dielën i ka regjistruar nëntë rastet e para me variantin Omicron.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë testuar 22 mostra.

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se 2 janë të importuara nga SHBA-ja, 2 nga Britania e Madhe, 1 nga Franca dhe 4 në komunën e Mitrovicës. Këta të fundit thuhet se kanë mohuar historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë jashtë.

“Testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së. Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndojë situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.