Arbëri

Reduktimet zgjaten, KEDS-i arsyetohet e Qeveria dyshon

 

Reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 20 orë në disa zona të Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar se është duke e përgatitur një dosje, me raportime të qytetarëve për shfrytëzim të krizës nga ana e KEDS-it, të cilën ka thënë se do ta dërgojë në polici. E nga KEDS-i thonë se e kanë zbatuar në përpikëri planin e reduktimeve 8 me 2.

Në shumë zona të Kosovës, ndërprerjet e energjisë elektrike e tejkalojnë planin e reduktimeve 8 me 2.

Për ndërprerjet e stërzgjatura, qytetarët janë ankuar në Ministrinë e Ekonomisë, të cilët po dyshojnë se arsyetimet me problemet teknike nuk janë shkaku pse KEDS-i po ua ndërpret rrymën deri në 20 orë në ditë e pa kurrfarë orari.