Arbëri

Deputeti i VV-së: KEDS-i disa lagje po i lë nga 6 orë pa rrymë, në disa nuk po e ndal fare

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se kompania për shpërndarjen e rrymës KEDS, po diskriminon disa lagje të Prishtinës.

Sipas tij, kjo po bëhet pasi në disa pjesë të kryeqytetit nuk ka rrymë deri në gjashtë orë, kurse në disa pjesë të tjera nuk ndalet fare, përkundër se vendi po përballet me reduktime të shpeshta si pasojë e krizës energjetike.