Arbëri

Në Polici vetëm 15% gra, krerët e shtetit kërkojnë që pjesëmarrja të rritet

 

Numri i grave në institucionet e sigurisë vazhdon të jetë i ulët, me vetëm 15 për qind prej tyre që janë në Polici, kështu u tha në konferencën për lansimin e Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planin e Veprimit 2021-2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se barazia gjinore duhet të jetë e përditshme dhe jo për të përmbushur kuotën gjinore.