Arbëri

Moti në Kosovë për javën e ardhshme

Nga e hëna, në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 gradë deri në -1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet 1-7 gradë.

Sipas IHMK-së, vende-vende do të ketë edhe reshje të dobëta bore.

“Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.