Arbëri

“Ibër-Lepenci” akuzohet se shet rrymë jashtë vendit dhjetëfish më lirë sesa po blen Kosova

 

Ndërmarrja publike “Ibër-Lepenci” po e shet rrymën shumë më lirë se çmimi me të cilin tash Kosova po importon, sipas kryetares së re të Bordit të kësaj ndërmarrjeje, Hyrmet Mydyti. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se nga bordi i shkuar ka mbetur një kontratë ndërkombëtare të cilën e ka cilësuar të dëmshme dhe të pafavorshme. Ka thënë se kjo kontratë po trajtohet në aspektin ligjor e juridik.

Madje, sipas saj, kjo ndërmarrje s’po mund të ndihmojë në krizën energjetike në vend sepse marrëveshja bën që “Ibër-Lepenci” të shesë rrymën me çmim prej 38.11 euro për megavat për orë, ndërsa Kosova tash po e blen atë me çmim prej 60 deri 300 euro për MWh.