Arbëri

Ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzoi letrat kredenciale

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Xhabir Hamiti, i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale te Ndihmës Nënsekretarja për Çështjet e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Alya Mohamed Almehrezi.

Almehrezi i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e detyrave të tij dhe në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet EBA-së dhe Kosovës.

“Ambasadori i sapoemëruar dhe shprehu kënaqësinë që përfaqëson vendin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila gëzon një pozicion prestigjioz rajonal dhe ndërkombëtar falë politikës vizionare të Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në njoftimin zyrtar.