Edhe mëngjesi i ditës së shtunë ka zbardhur me reshje të borës të cilat parashihet të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Moti do të jetë i vranët edhe gjatë kësaj dite.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.
“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura. Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”