Certifikohen zgjedhjet në Dragash, LDK-ja fituese

Certifikohen zgjedhjet në Dragash, LDK-ja fituese
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për kryetar të Komunës së Dragashit, ku zyrtarisht Bexhet Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka fituar zgjedhjet.
Në mbledhjen e KQZ-së, kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është bërë asnjë ankesë gjatë afatit 24-orësh.
“Me nëntë vota për certifikohet rezultati për kryetar komune në Dragash ku Bexhet Xheladini është zgjedhur kryetar i kësaj komune… E kemi pranuar prej PZAP-it shkresën që nuk ka pasur ankesa lidhur komunën e Dragashit”, ka thënë kryetari i KQZ-së.
Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i 15 asamblistëve, të cilët janë dorëhequr për arsye të ndryshme.
Këshilli për çështje ligjore i ka trajtuar kërkesat për zëvendësim në kuvende të ndryshme komunale dhe ka bërë të ditur se sekretariati ka konfirmuar që të njëjtit i plotësojnë të gjitha kriteret e parapara me ligj./KSP/
Sot përfundon procesi i zgjedhjeve lokale
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet ta përfundojë procesin e Zgjedhjeve Lokale të këtij viti, të cilat u shpallën më 15 qershor.
Pas plotë gjashtë muajsh, KQZ do ta përmbyllë këtë proces me certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim se gjatë ditës së sotme (e premte, 17 dhjetor, ora 13:30) KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit ishin të shtatat me radhë për Kuvende Komunale dhe të pestat për Kryetarë të Komunave.
Në raundin e parë 17 komuna zgjedhën kryetarët e tyre, ndërsa raundi i dytë u organizua në 21 të tjera, në mesin e të cilave edhe komunat e mëdha si Prishtina dhe Prizreni./ kp

Analistët serbë i druhen reagimit amerikan për Kosovën

Në kabllorët vendorë shfaqet spoti kërcënues në serbisht

Kërkohet formatizimi i dialogut

Shtatë profesorë padisin UP-në

Mërgimtarët panë autokolona të ushtrisë serbe afër Kosovës

KFOR-i: Vazhdojmë ta përmbushim mandatin

Policia kap tjetër arsenal armësh në Zveçan

Ushtria serbe lëviz nga tri drejtime për në kufi me Kosovën

Vuçiq: Serbia s’do të çojë forca ushtarake në Kosovë

Martens: Rama kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Pashiqi

Gjermania: Serbia t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën pa vonesa
