Shoqata e Gastronomëve të Kosovës si dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kundërshtuar masat anti-COVID.
“Boll ma” ishte thirrja e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta po kundërshtojnë vendimin që gastronomia të mbyllet në orën 23:00, e që muzika në to të jetë e lejueshme vetëm deri në orën 21:30. Po ashtu po kërkohet edhe hapja e klubeve të natës dhe e sallave të dasmave.
Ky sektor është ankuar se s’ka marrë mbështetje nga shteti që kur është duke u mbyllur për shkak të pandemisë.