Arbëri

KQZ-ja vendos për aprovimin e 26 fletëvotimeve me shënime të pakompletuara

 

Për herën e dytë gjatë ditës, KQZ ka mbajtur mbledhje për të vendosur në lidhje me 26 fletëvotime, të cilat nuk i kanë pasur të shënuara të dhënat e kompletuara në kopjet e dokumentit identifikues.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë votuar pro miratimit të rekomandimit të Divizionit të Shërbimit të Votuesve, që këto pako me fletëvotime të aprovohen dhe të procedohen për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.