Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka folur për mohimin e masakrës së Reçakut nga Serbia.
Ai ka thënë se kampanja për shtrembërimin e fakteve për masakrat në Kosovë është e vazhdueshme nga ana e institucioneve serbe.
“Masakrat e kryera nga forcat serbe ata tentojnë që t’i paraqesin si të fabrikuara. Është mision i pamundur të ndryshohet narracioni ndërkombëtar mbi atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Është e vështirë të ndërrohet ky narracion. Në Serbi ata kanë sukses, por jo në nivel ndërkombëtar. Ka të bëjë edhe me përgjegjësinë që kanë Vulin, Daçiq udhëheqës tjerë. Ata nuk e kanë pasur një shkëputje nga ajo që ka ndodhur në Kosovë, pasi ata kanë pasur një rol”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet të jenë të qartë në deklaratat për krimet e luftës në Kosovë.
Sipas tij, BE-ja është dashur të merret më seriozisht me luftërat që kanë ndodhur në vitet e 90-ta në ish-Jogusllavi.