Mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë do të na shoqërojë gjatë gjithë kësaj jave në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh që herë pas here të ketë fjolla bore, sidomos në fillim të javës dhe gjatë fundjavës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.