Dy dëshmitarë të ZPS-së do të ftohen serish në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

Dy dëshmitarë të ZPS-së do të ftohen serish në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt
Ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është dëgjuar dëshmitari i mbrojtjes, Çelë Gashi, anëtar i këshillit drejtues në OVL-UÇK. Ai ka rrëfyer ngjarjen e 7 shtatorit 2020 kur në organizatë kishin arritur dokumente nga një person i panjohur, publikimin e të cilave ka thënë se OVL-UÇK e ka bërë për të treguar bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Speciale.
Derisa i është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, Gashi ka thënë se i ka parë disa prej dokumenteve që kishin arritur në OVL dhe shumë prej tyre përmbanin emra të serbëve.
“Jo për t’i cenuar, por kemi dashur ta qesim në dritë bashkëpunimin e Dhomave të Specializuara dhe regjimit të Serbisë, bashkëpunimin në mes të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Serbisë… Ju vetë i keni minuar sepse keni marrë material prej Serbisë, nuk ke çka të flasësh këtu, materialin e keni pru te ne ju, unë nuk e kam pru atë atje”, ka thënë Gashi.
Trupi gjykues ka bërë të ditur se e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes që të thirren për herë të dytë dy dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të merren në pyetje nga avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees.
“Trupi gjykues e miraton kërkesën e mbrojtjes së zotëri Gucatit, për të ri-thirrur këta dëshmitarë. Trupi gjykues ka vendosur në bazë të këtyre arsyeve, nxjerrja me vonesë e materialeve ka të bëjë me faktin se prokuroria i ka nxjerr këto mbrojtjes me vonesë dhe i ka kërkuar trupit gjykues urdhër që të mos nxjerrë”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Carles Smith.
Trupi gjykues e ka udhëzuar mbrojtjen që të kundër pyetjet t’i bëjë në seancë private. Sipas avokatit Rees, mbrojtjes nuk i është dhënë mundësia që të ngrejë siç duhet pretendimin për shtyrje në kryerjen e krimit.
“Ne në parashtrimet tona përmbyllëse do ta bëjmë shumë të qartë që janë të suksesshme pretendimet për shtytje për kryerjen e krimit, shtrëngimi nuk është një prej këtyre elementeve apo të dëshmive. Gjatë gjithë kohës ne kemi kërkuar të ecim me shpejtësi dhe e falënderojmë trupin gjykues për këtë, kemi kërkuar të mos kemi vonesa, por të jemi fleksibël për shembull lidhur me faktin që ZPS nuk i ka përmbushur plotësisht detyrimet për nxjerrjen që në fillim të këtij procesi apo deri në momentin kur përfundimi në mënyrë të rregullt i dëshmisë nga ana e zonjës Pumper, apo që nuk i kanë kryer detyrimet për nxjerrjen para përfundimit të dëshmisë së zotëri Jukiq”, ka thënë Rees.
Ndërsa nga ZPS kanë vlerësuar se nuk ka ndonjë bazë për të ri-thirrur dëshmitarët.
Gjyqi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK do të vazhdojë më 15 dhjetor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj./KSP/
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Gashi: Në pakot dyshonim se kishte bombë
Dëshmitari në Dhomat e Specializuara, Çelë Gashi, ka deklaruar se në pakot që ishin lënë në zyrat e OVL të UÇK-së, kishte dokumente në gjuhën serbe dhe me emra serbë.
Gashi deklaroi se me publikimin e tyre kanë synuar ta informojnë publikun, që Serbia po i jep Speciales, derisa përmendi se në paketa u dyshua se pati bombë.
“Skena ishte shumë hetuese, disa thonin që paketa kishte bombë dhe kjo shkaktonte panik, megjithatë kur Nasimi shkoi të shikonte ne e kuptuam që në paketë kishte vetëm letra, sapo u kuptua një gjë e tillë situate u qetësua”, ka thënë ai në deklaratën e tij me shkrim.
Ai ka thënë se i ka shikuar pjesërisht dokumentet dhe ka parë që shumë prej tyre ishin në gjuhën serbe dhe përmbanin emra serb.
“Këto dokumente kishin shkrim në gjuhën serbe përfshirë emra serb si Vukoviq, nuk e njihja këtë emër megjithatë e kam parë këtë emër shumë herë sepse ishte përmendur në shumë dokumente”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, publiku në Kosovë duhej të informohej lidhur me përmbajtjen e paketave që nga një person i panjohur ishin dërguar në OVL-UCK.
“Duke shikuar paketën me dokumente mendova me vetvete se si ka mundur ZPS të bie në nivelin e Serbisë, isha i hutuar lidhur me qëllimin e arsyes pse ishin sjellë dokumentet. Ne menduam që publiku kosovar duhet të informohej lidhur me përmbajtjen e paketës meqë kjo do të minonte Dhomat e Specializuara të Kosovës(DhSK) i cili është organ që ne nuk e njohim si legjitim. Ne nuk kemi dashur të japim emra vetëm kemi dashur t’i tregojmë publikut që Serbia ja ka dhënë informatat Hagës”, ka thënë Gashi në deklaratën e tij me shkrim.
Gashi ka thënë se nuk i ka lexuar të gjitha dokumentet që kishin arritur më 7 shtator në OVL-UÇK meqë sipas tij numri i tyre ishte i madh./KSP/
Sot dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin Gucati-Haradinaj
Ka nisur vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Sot do të fillojë dëshmia e dëshmitarit të radhës.
Të enjten është dëgjua dëshmia e Taibe Miftarit, asistente teknike në zyrën e OVL të UÇK-së. Ajo ka deklaruar se dokumentet që një person i kishte dorëzuar në ato zyra, i kishin shkaktuar trauma dhe pasoja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mot me reshje shiu të dielën në Kosovë

Zhvillimet e fundit në veri, Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York

Osmani për sulmin në veri ku mbeti i vrarë një polic: Është sulm ndaj Kosovës

Vritet një polic në Leposaviq, plagoset një tjetër

Kurti thotë se në dy vjet rritja mesatare ekonomike ishte 7.9 për qind

Lavrov: BE-ja s’dëshiron ta detyrojë Prishtinën që ta formojë Asociacionin

Kabineti i radiologjisë në QKMP me pajisje jashtë funksionit

Begaj: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

Tetëmbëdhjetë komuna pa noterë

Mungesa e Warfarinit, pacientët ankohen në terapitë zëvendësuese

Biliçik për dialogun: Topi është në duart e Prishtinës
