Arbëri

Nagavci: MASHTI planifikon formulë të re të financimit për universitetet

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është në proces të rishikimit të Ligjit të arsimit të lartë, i cili pritet të forcojë autonominë e universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Kështu deklaroi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, teksa potencoi se si ministri do të fillojnë edhe definimin e një formule të re të financimit të universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë.